TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 18:07

Publikohen pamjet, ja si e priti Monika Kryemadhi vendimin e GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet, ja si e priti Monika Kryemadhi vendimin e GJKKO

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e masës së sigurisë për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun.

Ndërsa për Piro Xhixhon u ndryshua masa, nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje".

Ndërkohë, janë pubikuar pamjet se si e priti Kryemadhi vendimin. Ajo shihet teksa pret vendimin në hollin e gjykatës.


Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës, Kryemadhit dhe të tjerë zgjati 4 orë.

Pasi ka dëgjuar palët, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Ilir Metën, "detyrim paraqitje" për Monika Kryemadhin, Ema Çokon dhe Pirro Xhikën.

SPAK dorëzoi dosjen më 9 tetor 2024. Me kërkesë të SPAK, Policia arrestoi më 21 tetor 2024 kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit.

Lini një Përgjigje