TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 18:40

Meta u la në burg, Gjokutaj: E prisnim, vendim i marrë jashtë gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Meta u la në burg, Gjokutaj: E prisnim, vendim i marrë jashtë

Avokati Genc Gjokutaj tha se vendimi për të lënë në qeli presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte i pritur.

Avokati mbrojtës i kreut të PL-së, Ilir Meta, në një deklaratë të dhënë për mediat, tha se ky ishte një vendim i paralajmëruar, ku sipas tij njësoj siç u pa rrëmbimi ashtu është edhe dosja.

Gjithashtu avokati theksoi se ky ishte një vendim politik i marrë jashtë kësaj gjykate.

“Një vendim i paralajmëruar siç e patë rrëmbimin ashtu është edhe dosja. Ata kanë sjellë 34 volume për gjykatën nga 190 që thotë prokuroria dhe në ato volume nuk ka asgjë dhe llogarit se çfarë kanë pjesa tjetër e mbetur. Ky është një vendim që ne e prisnim dhe politik i marrë jashtë kësaj gjykate. Ne do të vijojmë rrugën e ankimit sepse ajo është rruga që na garanton ligji pavarësisht aksionit politik që ka opozita në agjendë”, tha Gjokutaj.

Lidhur me tensionet në seancë, avokati tha se Meta në asnjë moment nuk e ka humbur qetësinë.

“Nuk e humbi qetësinë. Argumenti thuhet me zë të lartë. Është në të drejtën e tij”, u Gjokutaj për mediat.

Lini një Përgjigje