
Në episodin e parë të podcastit “Të Pashoq”, në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, juristi Romeo Kara foli për arrestimin e kreut të PL-së Ilir Meta, të cilin ai e konsideron një hap të rëndësishëm për drejtësin shqiptare.
Për juristin Kara, zhurma e madhe e cila bëhet për mënyrën sesi i u arrestua Meta, nuk janë gjë tjetër veçse tentativë e njerëzve pranë tij për të zbehur dhe hequr vëmendjen nga akuzat e SPAK.
Pjesë nga biseda në studio:
Po diskutohet prej 72 orësh vetëm se si u ekzekutuara urdhër arrestit nga e forcave operacionale të policisë së shtetit. Ju keni ndonjë koment. Gjeni hapësirë për paligjshmëri, show, për hakmarrje personale sikurse aludohet gjithandej?
Romeo Kara: Jo! Unë e lexojë shumë qarët. Zotëria ka mbajtur një qëndrim të paralajmëruar, kërcënues, shantazhues për njerëz që kryejnë një detyrë të caktuar. Dhe i gjithë diskursi i tij. Zotëria ka kërcënuar se nuk do ti bindet dhe do t’i tregojë vendin kësaj strukture dhe nga qelia e burgut. Pra kërcënimet janë të hapur dhe publike. Janë fakte publike. Në vazhdim të këtyre kërcënimeve dhe të çatrafilive mendore e të humorit të tij që e ka treguar për mua është me çrregullim bipolar. Zotëria nuk është sjellë që t’i bindej policisë. Ata e dinë përse e kanë ndalur në atë mënyrë, mbase kanë pasur dhe ndonjë informacion. Madje i ka sulmuar edhe fizikisht.
Ministri i Brendshëm pretendon që ka bërë rezistencë ço edhe ka fyer rëndë efektivët e policisë së shtetit?
Romeo Kara: Kush është ky. Si mund të ofendohen punonjësit e shtetit për shkak të detyrës që bën. Ka një ligj që i mbron.
Ndërkohë nga PL-ja kemi një tjetër version, Blushi dhe shoferi i Metës!
Romeo Kara: Edhe ai ka konsumuar një vepër penale me kërcënime dhe ofendime për shkak të detyrës. Nëse nuk i bindesh urdhrit për ekzekutimin e vendimit të gjykatës në mënyrë vullnetare, do të realizohet forcërisht
Po vendi i arrestimit mund të ishte zgjedhur diku tjetër?
Romeo Kara: Unë nuk i di të dhënat se si është përgatitur operacioni. Mund të jetë edhe gjëja më mirë. Ajo që unë mendoj është që nuk merren i gjithë enturazhi i Metës nuk merren me akuzat por merren me momentin e arrestimit, kallëzuesit dhe policët që kanë marrë pjesë. Pra po e shmangin me sukses vëmendjen nga kauzat.
Por hedhin akuza të rëndë, besoj e keni parë që ka efektiv që kanë ekzekutuar urdhër arrestin janë akuzuar si të lidhur me krimin, me bandat e Durrësit!
Romeo Kara: E tha dhe Monika para pak kohësh. Këto kërcënime janë reminishenca. Ata nuk duan të kuptojnë se ka filluar një faqe e re në Shqipëri.
Lini një Përgjigje