TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 21:19

“Pamfleti ka një rol kyç në këtë çështje”, Romeo Kara tregon të fshehtat pse vendosi të padisë Ilir Metën për aferën CEZ-DIA

Shkruar nga Pamfleti

“Pamfleti ka një rol kyç në këtë

Arrestimi i Ilir Metës! Kryelajmi i javës vjen sonte në një info-analizë shteruese në podcastin 'Te Pashoq' në Kanalin në YouTube të “Pamfleti”-t. I ftuari i mbrëmjes së sotme është juristi Romeo Kara, i cili paditi Ilir Metën për aferën CEZ-DIA. Ai ka rrëfyer se si dhe “Pamfleti” ka pasur rol në denoncimin e kësaj afere.

Romeo Kara: Kurrë nuk jam nisur për problem personale, që do merrem me këtë perona. Thashë se tani u hap rruga të merrem me të tjerët. Misioni im nuk ka qenë Meta. U thye një mentalitet, u hap sipari që SPAK u ngrit atje ku duhet të jetë. Po merr me të gjitha kapacitetet me korrupsionin e nivelit të lartë. E kam thënë se korrupsioni garantohet nga lart. Nëse nuk merremi me burimin, është e kotë të merrmi me pasojat. Kam thënë boll u ngopëm me lugë të zbrazët. Të gjitha problemet rregullohen kur ka drejtësi. Kur ka një sistem të ndërtuar me garanci.

Në vitin 2017, është hapur pikërisht te “Pamfleti”. Një ditë më parë se Meta të bëhej president, u njoha me një material për këtë aferë. Ditën që u zgjodh president i kam bërë një humor të zi dhe ja kam dërguar Gjergj Zefit. Ishte i vetmi që e publikoi. Bëri aq shumë bujë sa inaugurimi tij u duk si vaki. Ku aty them me ironi, se sa hije do t’i ketë këtij burri të madh se betohem në nderin tim të hajdutit... Në fund të shtatorit Gjergj Zefi më tregon për një kërcënim që i vjen atij dhe familjes së tij. Atëherë të betohem i thashë do ta përshpejtoj këtë kallëzim. Ja premtova vetes, Gjergjit dhe aktorëve ndërkombëtarë, po i bëj një kallëzim. I kam mbyllur gjërat. Ja kam bërë padinë në shtator 2017 dhe jo 2019 siç thonë ata. “Pamfleti” ka një rol kyç në këtë çështje. Ajo është paralajmëruar për herë të parë aty.

 

Lini një Përgjigje