TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 21:36

"Akuza më e rëndë pastrimi i parave", Romeo Kara tregon sa vite burg rrezikon Meta

Shkruar nga Pamfleti

"Akuza më e rëndë pastrimi i parave", Romeo Kara tregon

Juristi Romeo Kara ka folur lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, vendim i cili u dha sot nga GJKKO.

I ftuari mbrëmjen e sotme në “Të Pashoq”, Romeo Kara i cili paditi Ilir Metën për aferën CEZ-DIA, tregon sa vite burg mund të rrezikojë kreu i Partisë së Lirisë.

Fajësia për Ilir Metën për dosjen CEZ-DIA, cilat akuza rëndojnë vetëm për këtë çështje? Sa do të dënohet kreu i PL?

Romeo Kara: Akuza është korrupsion, unë mendoj që është vjedhje. Ka vjedhje nëpërmjet mashtrimit, korrupsionit, kemi dhe pastrim parash. Kjo e fundit është akuza më e rëndë dhe mosdeklarimi i pasurisë.

Një minimum dhe maksimum të dënimit që rrezikon të vuajë Ilir Meta?

Romeo Kara: Po ta marr në një mesatare, rrezikon 25 vite burg. Pasi 15 vite është pastrimi i parave, me këto 3 akuza këtu rrotullohet dënimi. Ndërsa minimum 15 vite burg.

Nuk jam marrë me pjesën e lobimit, por mesa di unë nuk e kanë deklaruar financimin këtu, prandaj ia rëndon pozitat Metës. Mund të jetë si dosje më e vogël por është lehtësisht e provuar dhe qepet më shpejt. Në Amerikë e kanë deklaruar, këtu edhe financimin e kanë me off shore, dalin dhe disa rusë. Këtu kuptoj që po u lidhe me financime ruse, iraniane apo kineze, për çfarë arsye qasesh nga ne?

Dy nga këto 3 akuza qëndrojnë për këtë pjesë?

Romeo Kara: Ato janë 2 ose 3 që janë bashkë, edhe problem me paratë që kanë dalë dividente dhe të padeklaruara me partnerët rusë. Ka dalë dhe një maestro grek në Qipro, ka dalë që zonja ka ndarë dividentin me këta rusët. Ka luajtur me sistem off shore si dikur ish-presidentja e Argjentinës, turpi është që njeriu më publik në Shqipëri punon në sekret me firma off shore.

Lini një Përgjigje