TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 22:43

Shpërthimi i Metës ndaj Dumanit, Elton Qyno zbulon çfarë ndodhi pas dyerve të GJKKO-së!

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi i Metës ndaj Dumanit, Elton Qyno zbulon çfarë

Në pjesën e dytë të podcastit “Të Pashoq”, në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje nga shpërthimet dhe akuzat e Ilir Metës, gjatë seancës së sotëm gjyqësore në GJKKO.

Sipas Qynos, në momentin që Meta është paraqitur në GJKKO ka pasur një shpërthim ekstrem, mbushur me akuza, fyerje dhe sharje ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani.

“Tani ka filluar praktikisht hetimi, pavarësisht se gjatë gjithë kësaj kohe janë marrë me marrjen në pyetje të shumë personave, faktikisht tani ka nisur hetimi. Sot sigurisht që nuk do të kishte ndryshim për rivlerësimin e masave të arrestimit. Në fillim fare kur Meta është paraqitur në orën 9:30 për të marrë masën e sigurisë, ka pasur një shpërthim që unë si gazetarë me kaq vite punë, se kam parë kurrë në dyert e asaj gjykate.

Nga ato burime që kemi dhe me komunikimet edhe të avokatëve që kanë qenë aty, sigurisht që ka ndodhur një gjë jashtë çdo limiti. Pasi ai ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani që unë si km parë as te dosjet më të bujshme që ka pasur gjykata si Aldo Bare apo Lul Berishës, apo dosje të krimit të organizuar, nuk ishte në të tilla shpërthime”, tha Qyno.

Lini një Përgjigje