
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të tjera nga vrasja në Rinas. Sipas tij, Benzi ku udhëtonin Gilmando Dani dhe agjenti i AMP nuk ka qenë i blinduar.
Po ashtu ai ka treguar se përse ata zgjodhën ta kryenin sulmin te rrethrrotullimi. Hoxha vijon këmbëngul se ata që kryen vrasjen nja një “togë pushkatimi” e përbërë nga profesionistë.
“Ja u ka lehtësuar punën fakti që mjeti nuk ka qenë i blinduar dhe vetë ata persona aty kanë qenë të pamundur për t'i kundërpërgjigjur ose për t'i rrezikuar, sepse ti je i detyruar në atë zonë të ecësh me shpejtësi të ulët, madje kur shkon te rrethi, shpejtësia ngadalësohet fare dhe prandaj vrasësit kanë dalë me, me shpejtësi nga makina, kanë qëlluar në kohë rekord dhe kanë riqëlluar. Pra, janë rikthyer dhe për t'u bindur që e kanë finalizuar atë detyrën e tyre, ata i kanë futur dhe një breshëri tjetër të objektivit kryesor dhe pastaj janë larguar duke krijuar gjithë këtë, gjithë këtë traumë do ta quaja, sepse është një traumë shoqërore ky që ka ndodhur, ka tronditur të gjithë”, tha ai në “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje