TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2025, 17:19

Vendimi i Thesarit, SHBA sanksionon biznesmenin e njohur shqiptar dhe familjen e tij

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Thesarit, SHBA sanksionon biznesmenin e njohur shqiptar dhe familjen e

Departamenti Amerikan i Thesarit, ka sanksionuar biznesmenin e njohur Luftar Hysa, familjarët dhe vëllezërit e tij.

Sipas një njoftimi për media, Departamenti bën me dije se ky veprim i koordinuar është rezultat i angazhimeve të reja të arritura gjatë vizitës së Nënsekretarit të Thesarit për Inteligjencë Financiare dhe Antiterrorizëm, John K. Hurley, në Meksikë, ku palët ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimeve financiare që burojnë nga kartelet e drogës dhe rrjetet e lidhura me to.

Në deklaratën zyrtare, zyrtari amerikan Hurley theksoi se “Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë ngushtë për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë” dhe se “mesazhi për ata që mbështesin kartelet është i qartë: do të mbahen përgjegjës”.

Sipas OFAC, familja Hysa, ka ndërtuar një rrjet kompleks kompanish për të larë fitimet e trafikut të drogës.

Thesari po cakton Luftar Hysën, Arben Hysën, Fatos Hysën, Ramiz Hysën dhe Fabjon Hysën në përputhje me EO 13581, të ndryshuar, për shkak se janë në pronësi ose kontrollohen nga ose kanë vepruar ose pretenduar të veprojnë për ose në emër të, drejtpërdrejt ose tërthorazi, Grupit të Krimit të Organizuar Hysa”, thekson Thesari.

Në total, OFAC ka sanksionuar 27 individë dhe kompani, ndërsa FinCEN ka propozuar masa të veçanta për të ndërprerë lidhjet e 10 kazinove meksikane me sistemin financiar amerikan, përfshirë: Emine Casino në Sonora, Casino Mirage dhe disa degë të Midas Casino në Sinaloa e Baja California, si dhe Palermo Casino dhe Skampa Casino në qytete të ndryshme të Meksikës. Këto struktura janë përdorur prej vitesh për pastrimin e parave të kartelit të Sinaloas dhe për kanalizimin e fondeve të pista përmes lojërave të fatit dhe transferimeve ndërkombëtare.

Sipas urdhrit ekzekutiv 13581, të ndryshuar, Departamenti i Thesarit ka përcaktuar grupin Hysa si organizatë kriminale ndërkombëtare me ndikim të rëndësishëm transnacional, duke bllokuar të gjitha asetet e tyre në territorin e Shteteve të Bashkuara ose në zotërim të individëve amerikanë. Çdo person apo kompani që zotëron 50 për qind apo më shumë të një entiteti të sanksionuar konsiderohet gjithashtu e bllokuar.

Kjo do të thotë se asnjë institucion financiar amerikan nuk mund të kryejë transaksione me këto kompani, ndërsa çdo bashkëpunim me to mund të sjellë pasoja të rënda ligjore, përfshirë sanksione dytësore për bankat dhe institucionet e huaja që lehtësojnë veprimtarinë e tyre.

Departamenti i Thesarit theksoi se qëllimi i sanksioneve nuk është ndëshkimi, por ndryshimi i sjelljes, duke ofruar mundësinë që individët e përfshirë të kërkojnë heqjen nga lista përmes bashkëpunimit dhe transparencës me autoritetet.

Lini një Përgjigje