TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2025, 17:35

“Po përgatiste jetë të re”, Anila Hoxha zbulon arsyen e udhëtimit të Gilmando Danit në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

“Po përgatiste jetë të re”, Anila Hoxha zbulon arsyen

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar arsyen e udhëtimit të Gilmando Danit drejt Spanjës, katër ditë përpara se të ekzekutohej në Rinas.

Hoxha tha se Gilmando Dani, pavarësisht të shkuarës kriminale, së fundmi ishte fejuar me një arkitekte dhe po niste një jetë të re.

Përgatitjet për dasmën ishin pikërisht arsye e udhëtimit të tij drejt Spanjës.

Ai kryesisht jetonte në Shqipëri, pavarësisht udhëtimeve të shumta që ka patur. Pavarësisht të kaluarës së tij me precedentë, nuk kishte masa të rritura apo të shtuara për të garantuar jetën e tij.

Këto janë të dhëna që po mblidhen nga grupi hetues. Shkaku i hetimit është për të përgatitur dasmën. Ishte fejuar me një arkitekte dhe po përgatiste dasmën për të ndërtuar një jetë të re”, tha gazetarja Hoxha në emisionin “Breaking”.

Lini një Përgjigje