
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me ekstradimin e tre shqiptarëve nga Italia, Emiratet t e Bashkuara dhe Belgjika. Ai ka thënë se drejtësia vonon por nuk harron.
Balla u shpreh se përballja me drejtësinë dhe vuajtja e dënimit po merr përgjigjen e duhur çdo ditë.
Ballës tha se gjatë natës është ekstraduar një shqiptar nga Italia i cili është i dënuar për vrasje para 30 viteve më parë.
Gjithashtu ai përmendi dhe ekstradimin e 40-vjeçarit me tre emra Hajdar Bako alias, Hajdar Copja alias dhe Hajdar Hysa, nga Emiratet e Bashkuara, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Balla deklaroi se falë angazhimit të Policisë e informacionit të Interpol Tirana me njësitë homologe, u bë i mundur ndalimi i të kërkuarve nga drejtësia.
“Arratia nga përballja me drejtësinë dhe vuajtja e dënimit po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Drejtësia vonon, por nuk harron. Një person i dënuar për vrasjen e shtetasve me shumë se 30 vite më parë, u ndalua në Itali dhe u ekstradua gjatë natës në Shqipëri për vuajtjen e dënimit. Gjithashtu operacionet për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin nga vendet respektive kanë vijuar në shumë vende të tjera. Falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe njësive homologe, si dhe angazhimit maksimal të Policisë së Shtetit, dy operacione me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë çuan në ndalimin e dy të kërkuarve nga drejtësia shqiptare për krime kundër personit dhe për kultivim\trafikim të lëndëve narkotike”, shprehet Balla.
Një tjetër shqiptar i ekstraduar nga Belgjika është shtetasi A. G., 39 vjeç pasi Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Lini një Përgjigje