
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Komisionin e Ligjeve punën vjetore të Strukturë së Posaçme. Gjatë seancës dëgjimore ai u pyet nëse është i kënaqur me punën e prokurorëve të SPAK.
Në përgjigje, Dumani tha se edhe pse është i kënaqur është kritik duke filluar nga vetja e tij. Ai u shpreh se i vlerëson pozitivisht kolegët prokurore.
“Patjetër që unë jam i kënaqur nga paraqitja e tyre nga angazhimi i tyre, jam kritik me veten time ne radhë të parë dhe kam pakënaqësitë e mia dhe për kolegët prokurore. Për i vlerësoj pozitivisht. Jemi duke ecur drejt asaj që pritet nga institucioni jonë për të qenë i aftë për të ushtruar ndjekjen penale ndaj çdo funksionari publik pavarësisht fuqisë që mbajtën”, tha Dumani.
Lini një Përgjigje