TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2024, 10:58

Ministra, deputetë dhe kryetarë bashkie; Altin Dumani rendit sa zyrtarë të lartë janë arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Ministra, deputetë dhe kryetarë bashkie; Altin Dumani rendit sa

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka renditur të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit, që siç tha ai janë nën hetim apo të pandehur.

Në fjalën e tij, te Komisioni i Ligjeve Dumani deklaroi se janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion: dy ish deputetë, dy ish gjyqtarë, tre ish-kryetarë bashkie, një ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, një ish-nënkryetar bashkie.

“Janë hetuar gjithsej 20 procedime penale me 22 persona nën hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë në funksion: 5 magjistratë, 3 ish-gjyqtarë të shkallës së parë, një ish-gjyqtar i Apelit dhe një ish-prokuror. 5 ish-kryetar bashkie, një ish-kandidat për kryetar bashkie, dy kryetarë bashkie, një ish ministër Finance, një ish-ministër Mbrojtje, një ish ministër Mjedisi, një ish ministër i Shëndetësisë, një ish-zv. ministër Shëndetësie, një ish-kryeministër, një ish-sekretar i ministrit të mjedisit, një ish sekretar i ministrisë së drejtësisë dhe një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë”, deklaroi Dumani.

Më tej Dumani theksoi se janë dërguar në gjykatë 11 çështje me kërkesë për gjykim për 12 persona të pandehur.

“Për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona me hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë. Janë dërguar në gjykatë 11 çështje me kërkesë për gjykim 12 persona të pandehur në cilësinë e ish zyrtarit të lartë me funksione: 5 ish-kryetarë bashkie, një ish gjyqtar, një ish ministër mjedisi, një ish ministër Finance, dy kryetarë bashkie, një ish kandidat për kryetar bashkie dhe një ish sekretar i ministrisë i Ministrisë së Shëndetësisë. Janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion:  Dy ish deputetë, dy ish gjyqtarë, tre ish-kryetarë bashkie, një ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish nënkryetar bashkie. Janë në proces gjykimi 4 ish magjistratë, është në hetim një ish-magjistratë në gjykatën e lartë, si dhe janë dënuar nga gjykata dy ish-magjistratë”, theksoi Kreu i SPAK Altin Dumani.

dumani spak ligjet

Lini një Përgjigje