Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet seancë dëgjimore me kreun e SPAK, Altin Dumani i cili po raporton punën e institucionit që ai drejton.
Në nisje të fjalës së tij Dumani foli me shifra ndërsa theksoi se përgjatë vitit 2023 janë sekuestruar 41 milionë euro pasuri.
'Do paraqes disa të dhëna për vitin 2023 dhe masat që ka marrë SPAK për përmbushjen e rekomandimeve të Kuvendit. SPAK ka tregues sasior dhe cilësor të përmirësuar në raport me një vit më parë. Ka hetuar 863 materiale nga të cilat nuk është filluar hetimi penal për 103 materiale. 41 milionë euro sekuestrim pasurie. Në asnjë rrethanë nuk jemi inkuizitor. Detyra jonë është të hetojmë, po mbajmë në kujdes mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Shifrat janë kokëforta në lidhje me politikën tonë penale. Të paraburgosurat nga SPAK zënë më pak se 9%.'- tha Dumani.
Dumani u shpreh se DEA dhe FBI janë atashuar në zyrën e SPAK-ut për të ndihmuar prokurorinë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
"Ne jemi prokurorë dhe jo inkuizitorë, ne mbledhim prova dhe nuk akuzojmë pa to.
Shifrat janë kokëforte në lidhje me politikat penale. Mesa arrest me burg zë vetëm 49% të totalit për të cilat është kërkuar një masë sigurie. Totali i burgosjes me urdhër të SPAK është 8.5%.
Sa i takon bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, kemi arritur që të kemi besueshmëri dhe bashkëpunim me institucione partnere. Përfaqësues të DEA janë vendosur në SPAK”, tha ai.
Në nisje të raportit, Dumani gjithashtu theksoi se nga kërkesat e prokurorisë për personat e hetuar, janë dënuar me burg një numër i ulët.
“Shifrat janë kokëforta, paçka se luftojmë krimin e organizuar, masa arrest me burg zënë vetëm 48% të totalit. Të paraburgosur nga SPAK zënë vetëm 8.5%, më pak se 9% e totalit”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje