TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2024, 10:41

Dumani kritikon institucionet publike: Ka mungesë referimesh në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Dumani kritikon institucionet publike: Ka mungesë referimesh në SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2023.  Ai ngriti edhe disa shqetësime, përfshirë mungesën e kuadrit ligjor në lidhje me ekzistencën e prokurorëve pas përfundimit të mandatit. Dumani theksoi gjithashtu se ka mungesë referimesh nga institucionet publike në SPAK.

“Të nderuar deputetë, ne kemi paraqitur disa shqetësime që shpresojmë të gjejnë zgjidhje, mungesa e përcaktuar qartë në kuadrin ligjor në lidhje me ekzistencën e prokurorëve pas përfundimi të mandatit, mungesa e këshilltarëve ligjorë, adresimi i ngarkesës të shtuar ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e prapambetura të rivlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencës të komisionerit publik, mungesa e referimet nga institucionet publike, numri i procedimeve të mbartura”, tha Dumani.

Lini një Përgjigje