
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zbuluan skemën se si një biznes shqiptar tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë.
Këtë deklaratë Dumani e dha, ndërsa raportonte te Komisioni i Ligjeve.
Më tej Dumani theksoi se bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.
“Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat ndërkombëtare kriminale si mafia italiane”, theksoi Dumani.
“Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses përfaqësues të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të tranferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit. Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte”, shtoi Dumani.
Lini një Përgjigje