
Kreu i SPAK Altin Dumani në komisionin e ‘Ligjeve’ deklaroi se po përgatitet një strategji në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, strategji e cila do të jetë gati në janar.
Ai tha ndër të tjera se është trefishuar numri i hetimeve për krimet zgjedhore.
“Krimet zgjedhore, unë me stafin kemi filluar përgatitjet dhe në janar do të bëjmë prezent edhe strategjinë që do të ndërtojmë për hetimin e veprave penale për zgjedhjet. Kemi filluar që tani që të punojmë. Gjatë 2023 ka numër në rritje, është trefishuar numri i hetimeve për krimet zgjedhore”, tha Dumani.
Lini një Përgjigje