TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2024, 12:41

“Gjithçka e goditshme, përveç kryeministrit”, PD-ja i kërkon Dumanit ‘kokën’ e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
“Gjithçka e goditshme, përveç kryeministrit”,
Enkelejd Alibeaj


Deputeti i partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se publiku ka perceptimin se gjithçka është e goditshme, përveç kryeministrit.

Alibeaj i dha këto deklarata në Komisionin e Ligjeve, ku është i pranishëm kreu i Altin Dumani për të raportuar.

Ata persona që janë ulur në ato karrige, kanë të drejtën që të hetojnë pushtetin dhe qeveritarët. SPAK sot është i suksesshëm për një shkak, faktin që besimi i publikut tek Struktura e Posaçme është i lartë”, tha Alibeaj.

Alibeaj thekson se SPAK duhet të japë shembullin se askush nuk është mbi ligjin. Sipas tij, nuk duhet të ketë diskriminim politik në goditjet që bën SPAK.

“SPAK nuk duhet të diskriminojë politikisht kur godet. A ka plan që veprimtaria e SPAK të konsiderohet jo e orientuar politikisht? Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Prandaj, rezultatet e drejtësisë duhet të jenë më të shpejta. Publiku percepton se të gjithë janë të goditshëm, përveç kryeministrit. Unë besoj se shpejtësia në procedimet penale, bazuar në prova, duhet të jetë e tillë që SPAK të japë shembullin se askush nuk është mbi ligjin. Ka konstatim se SPAK është produkt politik", theksoi Alibeaj.

enkelejd alibeaj spak dumani

Lini një Përgjigje