
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka kërkuar në Komisionin e Ligjeve që prokurorëve të SPAK tu jepet e drejta e rikandidimit, ndërkohë që krimi po sofistikohet.
Dumani madje kërkoi që të ta përjashtojnë emrin e tij, nëse u bën punë, por kjo sipas tij është një kërkesë e nevojshme për të mbrojtur institucionin.
Ai theksoi se kjo kërkesë nuk ka të bëjë me interesat për karrierë personale, por ka të bëjë me problemin se sa efektiv do të jenë pasardhësit pasi nuk e ka hetuar çështjen nga dita e parë. Dumani tha se pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, do të diskutohet fati i çështjes.
“Çështja nuk ka të bëjë me interesat e karrierës tonë personale. Së pari është i njohur konstatimi që kudo ku ka mandat nuk ka qëndrueshmëri në rezultate. Së dyti mendojeni në një rast të tillë ku është një hetim që kërkon kohë, mund, bashkëpunim me agjenci brenda apo jashtë vendit.
Ju keni hetuar, keni grumbulluar provat, hetimi po shkon mirë, bukur dhe një ditë të bukur prokurorit i ndërpritet mandati.
Problemi është sa efektiv do të jetë ai tjetri. kur ti heton vetë një çështje e ndjek që nga dita e parë, fillon e dashurohesh me çështjen, e njeh në çdo detaj, edhe në 12 të natës kur ti je në gjumë, je në gjendje të dish ku është pika e fortë e çështjes dhe ku është pika e dobët, cilat janë veprimet që ke kryer dhe kush është veprimi i radhës që do të kryhet, cili është veprimi më rezultatit që mund të çojë, mjeti i kërkimit që të çon tek provat.
Nëse në përfundim të mandatit 9-vjeçar detyrohesh të largohesh çështja pastaj do të diskutohet fati i çështjet. Do të gjendet dikush patjetër, na është dhënë shansi të jemi këtu ku kemi, por ka patjetër kolegë që mund ta bëjmë njësoj si ne apo edhe më mirë, por do ta trajtojmë nga ana e vazhdimësisë, ecurisë së institucionit, hetimeve të ngritura nga ana e institucionit. Së treti ka të bëjë me sigurinë juridike.
Për vijimësinë e mandatit, nuk jam shprehur për një mandat në mënyrë automatike, por ti jepet mundësia për tu rizgjedhur, të konkurrojë me prokurorë të tjerë. Tashmë gradualisht po hyjmë në një fazë të re të sofistikimit të krimit të organizuar, jemi përpara botës dixhitale dhe po shkohet drejt inteligjencës artificiale, krimi po zhvillohet, sofistikohet më shpejt se ne, kjo do të thotë që koha e hetimit do të jetë gjithmonë e më e gjatë, ndërkohë që rritet koha e hetimit, shkurtohet koha e qëndrimit të Prokurorit në detyrë. Institucioni nuk është gati të përballojë sfidën e re me rregullat ekzistuese. Konsiderojeni çështjen duke përjashtuar emrin tim nëse ju bën punë”, deklaroi Dumani.
Lini një Përgjigje