TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Mars 2024, 19:13

Ekstradimet e kriminelëve, Balla: Policia do t’i gjejë fajtorët kudo që të fshihen

Shkruar nga Pamfleti

Ekstradimet e kriminelëve, Balla: Policia do t’i gjejë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një postim lidhur me krimin, ka thënë se personat që përfshihen në ngjarje kriminale mund të fshihen për pak kohë, por Policia e Shtetit do t’i gjejë kudo që ndodhen dhe do t’i vërë para drejtësisë.

Ministri Balla tha se për këtë qëllim, duhet jo vetëm punë e pandërprerë, por edhe bashkëpunim si me agjencitë partnere edhe me qytetarët.

“Detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar. Fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Katër persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit”, ka shkruar Balla në postimin e tij.

taulant balla policia e shtetit ekstradime

Lini një Përgjigje