TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Mars 2024, 18:36

Marrëveshja PS-PD, Ergys Mërtiri: Rama zgjodhi Berishën kryetar opozite

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja PS-PD, Ergys Mërtiri: Rama zgjodhi Berishën kryetar

Analisti Ergys Mërtiri ka analizuar negociatat dhe marrëveshjen e arritur mes PS-së dhe PD-së për të rikthyer në normalitet jetën parlamentare, ku tha se nëpërmjet saj Edi Rama ka njohur si kryetar të opozitës Sali Berishën.

Sipas Mërtirit, Rama ka qenë më i interesuari për kaosin në Kuvend, pasi për disa muaj, kalonte ligjet pa diskutime. Ndërkohë, ai thekson se tashmë Rama-Berisha po ndihmojnë njëri-tjetrin.

"Rama ka zgjedhur Berishën për kryetar opozite, ndërkohë Berisha ka zgjedhur politikën e butë ndaj Ramës. Ka zgjedhur të qëndrojë aty duke mbajtur Ramën në pushtet. Aksioni politik i këtyre muajve i ndihmonte vetëm Ramës duke bërë opozitën e flakadanëve, tymueseve, është opozitë qesharake që ndihmon vetë Ramën për të treguar shiko ca kam përballë. Me aksionin e tyre opozita ka ndihmuar Ramën të kalojë edhe buxhetin pa asnjë debat", tha Mërtiri.

Analisti Mërtiri thotë se Rithemelimi ka marrë në këmbim dy komisone që nuk kanë asnjë vlerë dhe që nuk hetojnë Ramën. Sipas tij, grupi i Berishës ka si qëllim të vetëm luftën brenda llojit.

“Ata kanë marrë dy komisione që nuk hetohet Rama. Në njërin hetohen ndërhyrjen në TIMS, kurse në tjetrin Ilir Beqja. Këta kanë fituar dy komisione që nuk i hyjnë në punë askujt dhe kanë lënë pa kërkuar komisione për të hetuar Ramën, si udhëtimet me charter.

E vërteta nuk është se opozita e Berishës ka qëllim të hetojë Ramën. Lufta është brenda llojit”, tha Mërtiri në një intervistë për Report Tv.

sali berisha edi rama ergys mertiri

Lini një Përgjigje