
Pas festivalit të 11-të filluan dhe shkarkimet dhe burgosjet e figurave më të larta në fushën e artit dhe kulturës.
Spartak Ngjela tregon për “Excluzive” në Top Channel momentet kur ishte planifikuar edhe dënimi i shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Sipas tij, vetëm një sinjal i ambasadorit shqiptar në Francë, e shpëtoi Kadarenë nga dënimi.
Alda Bardhyli: “Viti 1973-74 ka qenë një periudhë e vështirë edhe për vetë shkrimtarin Kadare. Është viti kur ai boton “Dimri i vetmisë së madhe”, një roman që temën e merr pikërisht nga mbledhja e Moskës, raporti i Shqipërisë komuniste me vendet e Bashkimit Sovjetik. Personazh kryesor në roman është vetë Enver Hoxha. Romani u botua, u kritikua, u ndalua dhe më pas me vetë lejen e Enverit u rikthye në librari”.
Spartak Ngjela: “Enveri do godiste Kadarenë dhe u mblodh menjëherë elita kulturore e Parisit. Ambasadori shqiptar në Francë që ishte shkrimtar, i nivelit jo të vogël dhe personalitet, i dërgoi sinjalin dhe i tha “këtu janë mbledhur të gjithë, sa të goditet, do ta shpallin disident”. Enveri kishte marrë të gjitha masat për ta dënuar në Pleniumin e Partisë. Është e shkruar kur tha “nuk i jap Perëndimit asnjë disident, nuk goditet Kadareja”.
Lini një Përgjigje