TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2026, 10:57

E moshuara ndërroi jetë nga asfiksia, flasin fqinjët: Jetonte e vetme, ishte e paralizuar

Shkruar nga Pamfleti

E moshuara ndërroi jetë nga asfiksia, flasin fqinjët: Jetonte e

Fqinjët e 73-vjeçares e cila ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë pasi banesa e saj u përfshi nga flakët, kanë folur për ngjarjen e rëndë.

Ata kanë rrëfyer se e moshuara jetonte vetëm. Sipas fqinjëve, Fluturie Potka kishte një vajza dhe një djalë, ndërsa nuk kishte pranuar të jetonte me to edhe pse prej disa muajsh ishte e paralizuar nga këmbët.

“Nuk kishte ndihma. Nuk pranonte të ikte të jetonte me djalin. Kishte disa muaj që ishte e paralizuar nga këmbët”, u shprehën ata për “News 24”.

“Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje