TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2026, 10:05

E rëndë në Korçë/ Merr flakë banesa, ndërron jetë 70-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Korçë/ Merr flakë banesa,
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mëngjesin e sotëm. Mësohet se një zjarr ka rënë në lagjen nr.13 të qytetit të Korçës, ku si pasojë e tymit një 70 vjeçare ka ndërruar jetë brenda banesës.

Raportohet se e moshuara jetonte e vetme në banesë. Zjarri ka ndodhur si pasojë e jorganit me korent, ndërsa 70-vjeçarja Fluturie Potka ka humbur jetën nga asfiksia. Ajo nuk ka mundur dot të shpëtojë, pasi ishte e paralizuar. 

Ndërkohë, zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje. Nuk është rasti i parë që të moshuarit braktisen dhe detyrohen të jetojnë të vetëm, në kushte të papërshtatme për t'u kujdesur. 

"Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje