TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2026, 09:11

U transferuan nga Durrësi pas arratisjes së Ndocit, kush janë të burgosurit Vip që u dërguan në Peqin

Shkruar nga Pamfleti

U transferuan nga Durrësi pas arratisjes së Ndocit, kush janë

Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë.

“News 24” bën me dije se mes të burgosurve që u transferuan janë edhe ata që janë arrestuar gjatë Operacionit  ‘Ura’ dhe Revansh.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën masa ekstreme sigurie, me shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore dhe protokolle të rrepta. Kolona mbërriti në Peqin rreth orës 00:15.

Vendimi për zhvendosjen e eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit.

Burgu i Durrësit, i njohur edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu në fokus për shkak të kushteve dhe nivelit të sigurisë.

Raportohet se, 206 të dënuar dhe paraburgosur u rivlerësuan për shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa më problematikët u përzgjodhën për t’u sistemuar në Peqin, i pajisur me seksione të posaçme të sigurisë së lartë.

Operacioni konsiderohet një sinjal i fortë i shtetit për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje, ku tashmë po përqendrohen elementët më të rrezikshëm të kriminalitetit.

 

 

Lini një Përgjigje