Prokuroria e Durrësit po heton arratisjen e Altin Ndocit, i cili mbahej në paraburgim me urdhër të SPAK-ut dhe vendim të GJKKO-së, lidhur me një seri veprash penale. Ndoci ishte arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” që çoi në pranga një seri emrash të njohur të botës së krimit.
Për veprimtarinë kriminale të Ndocit kanë dhënë dëshmitë e tyre dy nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej. Pikërisht nga deklarimet e tyre, Ndoci mbahej në paraburgim, ndërsa më herët ishte shpallur i pafajshëm për akuzat e ngritura bazuar në dëshminë e Klevis Allës.
Ndoci arriti të realizonte një arratisje spektakolare nga mjediset e spitalit të Durrësit, atje ku ishte dërguar për disa analiza. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, duke mbledhur dëshmitë, përfshi këtu edhe të personelit të spitalit të Durrësit. Nga raportimet mësohet se në pyetje është marrë mjeku kirurg Naim Mediu. Sipas raportimeve ai u paraqit në Prokurorinë e Durrësit ku është marrë në pyetje nga grupi hetimor lidhur me rrethanat e ngjarjes. Mjeku është pyetur lidhur me diagnozën e Ndocit, por edhe momentet e fundit, para se i paraburgosuri të realizonte arratisjen.
Ngjarja ka pasur me një seri masash në drejtim të zinxhirit komandues të burgut të Durrësit.
Lini një Përgjigje