23-vjeçari Emiseldo Fasko, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia ka rënë në prangat e bluve të Fierit.
I riu është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Fasko ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Riminit, Itali, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike".
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga bashkëpunimi me partnerët italianë, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”, si rezultat i të cilit u kap në qytetin e Fierit dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:
-E. F., 23 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Riminit, Itali, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike".
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.”-njofton policia.
Lini një Përgjigje