Dy persona janë vënë nën hetim, pasi akuzohen se kanë trafikuar makina luksoze të vjedhura.
36-vjeçari me incialet M.S dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Benz” me vlerë rreth 80 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër.
Nën hetim është vënë edhe një 29-vjeçar i cili dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Opel”, me vlerë rreth 10 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Ital.
"Seksioni për Hetimin e Trafiqeve finalizoi në 24 orë, faza të tjera të operacioneve “Stolen Line” dhe “Relay”, kundër trafikimit të automjeteve dhe transportimit ilegal të emigrantëve.
Si rezultat i punës për goditjen e rasteve të trafiqeve dhe kalimit të kundërligjshëm të kufijve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan 2 faza të tjera operacioneve:
“Stolen Line”, në kuadër të të cilit nisi procedimi penal për shtetasit:
•M. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Benz”, me vlerë rreth 80 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër;
•E. M., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Opel”, me vlerë rreth 10 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali", njofton policia.
Lini një Përgjigje