TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2026, 12:14

“Do të ndahem nga burri”/ Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e reja u mor me forcë në makinë dhe u dhunua

Shkruar nga Pamfleti
“Do të ndahem nga burri”/ Familja s’pranoi divorcin e
Foto Ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Këlcyrë, ku një 30-vjeçare është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj.

Mësohet se sherri familjar ka nisur për një çështje divorci. 30-vjeçara ka kërkuar të divorcohet nga bashkëshorti, gjë që nuk është pranuar nga familja e saj.

Sipas policisë, familja e vajzës, pasi ka debatuar ashpër me të, e kanë marrë atë forcërisht në makinë dhe më pas e kanë çuar në shtëpinë e xhaxhait të saj. Dyshohet se vëllai dhe xhaxhai i saj e kanë dhunuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici.”, sqaron policia.

 

divorc vajza dhune familje

Lini një Përgjigje