Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Peqin. Mësohet se 46-vjeçari është kapur në flagrancë në një banesë ku kishte hyrë për të vjehdur.
Nga informacionet, mëoshte se i arretsuari ka qenë më parë i dënuar për të njejtën vepër.
46-vjeçari dyshohet se ka vjehdur në banesë një armë gjahu dhe sende të tjera. Gjatë kontrollit fizik nga uniformat blu ë arrestuarit iu gjetën një mjet (darë) që e përdorte për të kryer vjedhjet
"Kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një banesë në lagjen e tij, ku kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë, vihet në pranga 46-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.
Në të njëjtën ditë, 46-vjeçari dyshohet se ka vjedhur në banesën ku u kap, një armë gjahu dhe disa sende.
Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën një mjet (darë) që e përdorte për të kryer vjedhjet, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën arma e gjahut dhe sendet e vjedhura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje