TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2026, 10:50

Arratisja e Altin Ndocit, policia bastisje në disa zona të Tiranës. Familjarët: Nuk e dimë se ku ndodhet

Shkruar nga Pamfleti
Arratisja e Altin Ndocit, policia bastisje në disa zona të
Arratisja e Altin Ndocit

Tetë persona janë vënë në pranga në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Mes të arrestuarve janë dhe kryeinfermieri dhe Zëvendës shefi i komanduar i policisë.

Të arrestuarit janë: Aulon Çuko, kryeinfermier në spitalin e Durrësit, Desdemon Pazaj, zëvendësshef i Policisë dhe pesë efektivë policie që shoqëronin të burgosurit, Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela. 

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një grua, e identifikuar si Violeta Uka, specialite informacioni.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme kur Altin Ndoci, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshi vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, u arratis ndërsa shoqërohej për një vizitë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë raportohet se kontrolle në kërkim të Ndocit janë kryer në disa zona të ndryshme të Tiranë, në Astir, Don Bosko, Selitë, etj. Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen.

Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.

Pasi ka dalë nga Spitali i Durrësit, Ndoci është larguar me një automjet tip “Audi A7”, duke kaluar fillimisht në zonën e Spitallës, më pas është shfaqur në Shënavlash, ka vijuar në autostradë dhe dyshohet se ka hyrë në Tiranë.

 

arratisja e altin ndocit policia bastisje në disa zona të tiranës

Lini një Përgjigje