
Altin Ndoci, i cili u arratis sot nga spitali i Durrësit, dyshohet se fshihet në Tiranë.
Kështu është shprehur Klodiana Haxhiaj në emisionin “Studio24”, teksa dha detajet e fundit në lidhje me arratisjen e Ndocit.
Ajo tregoi se sipas grupit hetimor besohet se Ndoci fshihet në Tiranë, ndërsa ai u prit nga një person me automjetin tip “Audi” jashtë ambienteve të spitalit.
“38 vjeçari duket se është fshehur në Tiranë. Janë këto informacionet e fundit që vijën nga grupi hetimor në Durrës. Makina Audi, me të cilin u arratis rreth orës 13: së bashku e një person tjetër, është parë për herë të fundit në autostradën Tiranë Durrës duke kaluar Vorën. Në hyrje të Tiranës, policia ka humbur gjurmët e automjetit.”, tha gazetarja.
Sipas gazetares, një tjetër detaj që e shtyn grupin hetimor se ngjarja ka qenë e planifikuar është fakti se policia është njoftuar 10 minuta me vonesë.
“Është vonesa me të cilën është lajmëruar policia e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e repartit infektiv të spitalit, ngjarja ka ndodhur në orën 13:02 minuta. Ku në katin e 4 ku është edhe një zonë e posaçme për trajtimin e të burgosurve, ndërkohë policia e Durrësit është lajmëruar në 13:12 minuta. 10 minuta me vonesë”, u shpreh gazetarja.
Lini një Përgjigje