
Pamje të tjera janë publikuar nga spitali i Durrësit, aty ku u arratis Altin Ndoci.
Në videon shihet momenti kur ai mbërrin në spital. Aty shihet që ai zbret nga një autoambulancë dhe në pamje duket sikur ai i ka duart e lira. Pra toga e shoqërimit duket se e ka nënvlerësuar aftësinë e tij, ndonëse ai akuzohet si i përfshirë në 4 apo 5 vrasje.
Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur efektivin në pjesën e barkut dhe u largua me shpejtësi.
Lini një Përgjigje