TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2026, 20:45

Dalin pamjet kur Altin Ndoci arratiset nga spitali i Durrësit, polici me armë në dorë e ndjek nga pas! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dalin pamjet kur Altin Ndoci arratiset nga spitali i Durrësit, polici me
Altin Ndoci duke u larguar me vrap

Videoja tregon Ndocin teksa ikën me vrap, ndërsa një efektiv policie përpiqet ta ndjekë...

Është publikuar videoja ku Altin Ndoci arratiset nga spitali i Durrësit dhe largohet me shpejtësi nga parkimi. Videoja tregon Ndocin teksa ikën me vrap, ndërsa një efektiv policie përpiqet ta ndjekë.


Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të së martës, kur Altin Ndoci ishte shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore, ai ka kërkuar të shkojë në tualet dhe, sapo doli, ka goditur në befasi efektivin që e ruante, duke përfituar nga momenti për t’u larguar me shpejtësi. Në parking, e priste një automjet tip Audi i zi, me të cilin Ndoci u largua.


Efektivi që e ndoqi ka qëlluar me armën e shërbimit në tokë, por predha ka bërë rikoshet dhe përfundoi në shkallët e pavionit Infektiv.

Hetimet paraprake kanë treguar se gjatë shoqërimit nuk janë respektuar protokollet e sigurta të policisë së burgjeve, sidomos për numrin e efektivëve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave mjekësore.

ndoci arratiste video

1 Komente

  1. A
    Aqif

    Sa te pergatitur jane policet e burgut. I burgosuri iku me vrap dhe ishte shume shpejt ndersa polici i burgut mezi ecen. E njejta gje eshte gjithandej, ne polici, zjarrfikesat dhe ushtria. Ose nuk kane kritere fizike ose i bejne provat me mik. Jemi rende fare.

    Lini një Përgjigje