
Mësohet se e prisnin dy makina përballë spitalit.
Targat e automjetit tip "Audi A7", i cili u përdor për arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit rezultojnë të jenë denoncuara të vjedhura pak ditë më parë.
Autorët që ndihmuan në arratisjen spaktakolare të Ndocit planifikuan në detaje planit, në mënyrë që askush të mos dyshonte pasi modeli i makinës që u vodhën targat dhe makina që u përdor për arratisje është i njëjtë, "Audi A7".
Po ashtu mësohet se e prisnin dy makina përballë spitalit.
Pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë.
Lini një Përgjigje