TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2026, 17:01

Arratisja e Altin Ndocit, Policia e Shtetit heq përgjegjësinë nga vetja: Burgu i Durrësit s’kërkoi mbështetje për shoqërimin në spital

Shkruar nga Pamfleti

Arratisja e Altin Ndocit, Policia e Shtetit heq përgjegjësinë nga

Policia e Shtetit ka reaguar për rastin e arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali i Durrësit ditën e sotme, ku po kryente disa kontrolle mjekësore.

Lidhur me këtë rast, Policia e Shtetit ka hequr përgjegjësin nga vetja, duke deklaruar se për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci nga burgu i Durrësit në spital, nuk është kërkuar mbështetje me forca të rendit.

“Policia e Shtetit merr masa kur njoftohet nga burgjet, por për këtë rast nuk jemi njoftuar dhe nuk na është kërkuar ndihmë”, është shprehur policia për mediat.  

Kujtojmë se ditën e sotme, Ndoci ishte shoqëruar nga punonjësit e policisë së Burgjeve për vizita mjekësore në repartin Infektiv në dhomën e posaçme ku trajtohen të paraburgosurit apo të dënuarit.

Në një moment ai ka kërkuar të shkojë në tualet ku aty ka goditur një nga 3 punonjësit e policisë së burgjeve dhe është larguar me një mjet tip ‘Audi’ i cili e ka pritur në parkingun e spitalit.

ndoci arratisje durrës

Lini një Përgjigje