Zbardhen detaje nga arratisja e të burgosurit Altin Ndoci. Duket se plani për t’u arratisur nga spitali i Durrësit është i mirëmenduar.
Bëhet me dije se ai shoqërohej nga 5 policë, ku njëri prej tyre ishte shoferi ndërsa 2 të tjerë pritën në furgon. Vetëm dy prej oficerëve u futën brenda në spital.
Pasi është futur në dhomë, i burgosuri i ka kërkuar policit që të shkojë në tualet. Sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur policin dhe është larguar me shpejtësi nga shkallët. Polici i cili është qëlluar e ka ndjekur nga pas me vrap, ka qëlluar me pistoletë në ajër për ta trembur, por Ndoci është larguar.
Paraprakisht dyshohet se një “Audi A7” i bardhë me targa AA700RS e priste në parkimin e Spitalit të Durrësit dhe më pas janë larguar në drejtim të Spitallës.
Sipas gazetare Klodiana Lala, bëhet me dije se Altin Ndoci është shoqëruar nga Policia e Burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt spitalit rajonal, në një dhomë të posaçme ku kryhen vizitat mjekësore për personat e paraburgosur.
Nisur nga precedentë të mëparshëm, përfshirë rastin e një zyrtari të lartë dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, sipas të cilave efektivët e policisë nuk duhet të qëndrojnë brenda dhomës gjatë vizitave mjekësore, punonjësit e shoqërimit kanë qëndruar në derën e jashtme.
Ky moment është shfrytëzuar nga Ndoci, i cili ka arritur të arratiset nga ambientet e spitalit infektiv.
Lini një Përgjigje