TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2026, 16:32

Arratisja e Altin Ndocit, Forcat Operacionale zbarkojnë në Burgun e Durrësit; kontrolle në qelinë e “ushtarit” të Çopjave

Shkruar nga Pamfleti
Arratisja e Altin Ndocit, Forcat Operacionale zbarkojnë në Burgun e
Situata pas arratisjes

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit, lëvizjet në sistemin e burgjeve janë intensifikuar. Forcat Operacionale të Policisë së Burgjeve janë nisur nga Tirana drejt Durrësit, për të kryer kontrolle të imta në institucionin ku Ndoci qëndronte në paraburgim, si dhe për të mbledhur të dhëna që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Sipas burimeve, qëllimi i operacionit është verifikimi i kushteve të sigurisë dhe i personave që ndodheshin në të njëjtën dhomë me Ndocin, për të parë nëse dikush ka pasur dijeni për planin e arratisjes ose ka ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.

Kontrollet përfshijnë:

-Bisedat dhe kontaktet e fundit që ka pasur i paraburgosuri;

-Materialet e gjetura në qeli apo dhomë, që mund të përmbajnë shenja për planifikimin e arratisjes;

-Verifikim të orareve, regjistrave dhe kamerave të brendshme, për të parë lëvizjet brenda institucionit;
Intervistimin e stafit dhe të burgosurve të tjerë, nëse kanë parë, dëgjuar apo dyshuar për përgatitjet e Ndocit.

-Ndoci u arratis mëngjesin e sotëm pasi goditi një efektiv policie në spital dhe u largua me shpejtësi nga kati i tretë, duke hipur më pas në një automjet tip “Audi A7” që dyshohet se e priste jashtë. Deri tani, ai nuk është lokalizuar.

Ky zhvillim i ri vjen paralelisht me pezullimin e drejtuesve të Burgut të Durrësit, përfshirë drejtorin dhe shefin e policisë, deri në përfundim të hetimeve të brendshme.

altin ndoci arratisje

Lini një Përgjigje