TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2026, 15:27

U arratis nga Spitali i Durrësit, momenti kur Altin Ndoci ia fut vrapit drejt ‘Audit’ luksoz! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
U arratis nga Spitali i Durrësit, momenti kur Altin Ndoci ia fut vrapit
Altin Ndoci duke vrapuar drejt Audit në parkingun e Spitalit të Durrësit

Kjo është foto e arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Ndoci shihet teksa po vrapon për tu larguar dhe i veshur tërësisht me rroba të zeza. Ai u shoqërua sot për në spital për të kryer vizita mjekësore nga 5 efektivë të Burgjeve, 2 prej të cilëve e shoqëruan brenda.

Ai kërkoi të shkonte në tualet, më pas goditi me grusht një prej efektivëve dhe u largua nga kati i 3-të nëpërmjet shkallëve. Një prej efektivëve që e ka ndjekur pas, ka qëlluar në ajër për ta trembur, por Ndoci është larguar nga ku dyshohet se një “Audi A7” e priste në zonën e parkimit.

Kujtojmë se Ndoci që prej vitit 2020 mbahej i izoluar në burgun e Durrësit me urdhër të SPAK.

 

durrës altin ndoci audi

Lini një Përgjigje