TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2026, 15:32

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues në Burgun e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues në Burgun e

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit ka sjellë pezullimin e menjëhershëm të gjithë zinxhirit komandues të Burgjeve të Durrësit. Të pezulluar nga detyra janë drejtori i burgut, shefi i policisë së burgjeve dhe disa zyrtarë të tjerë të nivelit të mesëm, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive konkrete. Në total janë pezulluar 10 persona. 

Vendimi i pezullimit erdhi vetëm pak orë pas arratisjes së Ndocit, një person me rrezikshmëri të lartë dhe me një dosje të rëndë në SPAK, i përfshirë në disa nga atentatet më të bujshme të dekadës së fundit. 

Altin Ndoci ishte dërguar për vizita mjekësore në repartin e infektivit në Spitalin Rajonal të Durrësit, i shoqëruar nga 5 efektivë. Vetëm dy prej tyre u futën brenda, ndërsa të tjerët mbetën jashtë në automjet. Në momentin që kërkoi të shkonte në tualet, ai përfitoi nga mungesa e vigjilencës, goditi me grusht efektivin që ndodhej në derë dhe u arratis me shpejtësi nga shkallët e katit të tretë. Një polic qëlloi në ajër, por pa sukses.

Dyshohet se një automjet luksoz, tip “Audi A7” me targa AA700RS, e priste në parkimin e spitalit, ku ai hipi dhe u zhduk në drejtim të zonës së Spitallës. Të gjitha këto detaje përforcojnë bindjen se arratisja nuk ka qenë rastësore, por një veprim i koordinuar dhe me mbështetje nga jashtë.

 

1 Komente

  1. T
    Tafili nga Dibra.

    Dikujt I intereson qe ky person te arratiset,prandaj policia me urdher te shefave I dhane lirine.

    Lini një Përgjigje