TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2026, 20:02

“Mollë sherri” mes Dumanit dhe Çelës, gazetari zbulon si arriti t’ia mbathë Altin Ndoci: Policët nuk qëllonin dot brenda spitalit!

Shkruar nga Pamfleti
“Mollë sherri” mes Dumanit dhe Çelës, gazetari
Sokol Bregu

Gazetari Sokol Bregu ka folur për arratisjen e Altin Ndocit sot nga spitali i Durrësit, ku tha se i paraburgosuri ka përfituar dhe ka kapur në befasi dy policët që po e ruanin.

Bregu deklaroi se mund ta ndalonin duke e goditur, por nuk mund të godasësh me armë.

“Altin Ndoci do të dënohet me burgim të përjetshëm. Akuzohet për shumë vrasje. Janë gjetur prova, përveç dëshmisë së Dumanit dhe nuk mendo se do të lihej i lirë. Klevis Alla ishte një i penduar por thëniet e tij kishin problematika. Dumani ndryshoni. Ndoci akuzohet edhe nga Dumani edhe Alibeaj.

Ndoci është njeriu që ka vënë në konflikt Nuredin Dumanin me Talo Celën.

Person me shumë rrezikshmëri të lartë shoqërore. Arriti t’i shmangej policëve.

Audi që e priste poshtë nuk kishte 100% siguri që do të arrinte të ikte. Po rrinte aty, po bënte punën e tij. Nuk kishte ndodhur më parë një largim i tillë. Ka pasur disa largime duke goditur policët duke u larguar, por jo kohët  e fundit. Tentativat e arratisjeve kanë rezultuar të pasuksesshme dhe kjo e ka vënë në gjumë drejtorinë dhe policët e burgjeve. Tani do të respektohen rregullat për të gjithë të burgosurit që shkojë në spital.

Duke qenë se ka qenë në tualet ka përfituar nga befasia, nuk i ka shkuar në mendjen policëve që kur të dalë nga tualeti do i godiste. Mund ta parandalonin duke e goditur, por me armë nuk mund të godasësh. Polici më mirë të shkojë në burg për shpërdorim detyre sesa për vrasje, se nuk i rrezikohej jeta.

Mund të kishte plagosje në këmbë për ta parandaluar. Do parë dhe rregullorja se çfarë thotë. Ai nuk ka qenë i sigurt. Brenda ka qenë spital, arma mund të bëjë dhe rikoshet.”-tha Bregu në MCN Tv.

arratisja e altin ndocit

Lini një Përgjigje