TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2026, 08:00

“Pasuritë e tij, djalit dhe vajzës janë në sitë të prokurorisë”, Gjikondi: Basha ka orientuar SPAK drejt Berishës për “21 janarin”

Shkruar nga Pamfleti
“Pasuritë e tij, djalit dhe vajzës janë në sitë
Berisha

Sali Berisha nuk u shfaq i shqetësuar për hetimet lidhur me fondet që u përdorën për lëvizjen që e riktheu në krye të Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë furnizuar SPAK-un dhe kreun e tij, Altin Dumani, me listën e bizneseve që e kanë mbështetur financiarisht.

Megjithatë, Berisha vendosi një “vijë të kuqe”, duke deklaruar se SPAK nuk duhet të guxojë të shkojë më tej tek hetimet e pasurive të fëmijëve të tij.

E ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, juristja Brizida Gjikondi u shpreh se hetimi i pasurisë është pjesë e dosjes “Partizani” dhe se organet e drejtësisë kanë marrë indicie konkrete. Sipas saj, pasuritë e Berishës, të vajzës dhe të djalit të tij po kalohen në “sitë” nga prokuroria.

Gjikondi komentoi gjithashtu situatën brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se Gazment Bardhi nuk aspiron të marrë drejtimin e saj. Sipas juristes, PD është një “tokë e djegur”, ku nuk ka asgjë për t’u trashëguar politikisht, ndërsa Berisha sipas saj ka “shumë skelete në sirtar”.

Më tej, Gjikondi u shprehu se Lulzim Basha ka dijeni të plotë mbi atë çfarë ka ndodhur me rrethanat e krimit shtetëror të 21 janarit dhe se ai ka orientuar prokurorët drejt Sali Berishës, ish-kryeministrit të kohës.

“Patjetër që po. Ai nuk tha se hetimi i pasurisë është në kuadër të dosjes Partizani. U mor indicia dhe po e fusin në sitë të gjithën pasurinë e Berishës, të vajzës dhe të djalit të tij.
Bardhi nuk aspiron të zërë vendin e Berishës, sepse e di që aty ka ujqër të vjetër. Aty është tokë e djegur.

Tek ajo parti s’ke asgjë çfarë të trashëgosh. Berisha ka shumë skelete në sirtar, patjetër si 21 janari, Gërdeci dhe Partizani. Lulzim Basha e di se çfarë ka ndodhur, çfarë është bërë me provat për 21 janarin dhe çfarë ka ndodhur. Jam i bindur se ka dhënë informacion të duhur duke orientuar prokurorët drejt Berishës për atë krim që ka ndodhur atë ditë në bulevard.”, tha Gjikondi.

gjikondi basha spak berisha 21 janari

Lini një Përgjigje