TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Janar 2026, 22:49

“S'mund të përfitoni nga bujaria jonë”, DASH sqaron pezullimin e vizave: Nuk preken vizat turistike

Shkruar nga Pamfleti

“S'mund të përfitoni nga bujaria jonë”, DASH

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka pezulluar sot përkohësisht përpunimin e vizave për emigrantët nga 75 shtete, mes të cilave dhe Shqipëria. Pezullimi, i cili do të hyjë në fuqi më 21 janar, por nuk prek vizat turistike.

Një zëdhënës i DASH ka folur për “Reuters”, duke sqaruar kufizimet.  

Departamenti i Shtetit do të përdorë autoritetin e tij të kahershëm për të shpallur të papranueshëm çdo emigrant të mundshëm që mund të bëhet barrë për shtetin amerikan dhe të përfitojë nga bujaria e popullit amerikan”, tha Tommy Pigott, Zëdhënës i Ngarkuar me Punë në Departamentin e Shtetit.

Përpunimi i vizave për emigrantë nga këto 75 vende do të pezullohet ndërkohë që Departamenti i Shtetit do të rishikojë procedurat për të parandaluar hyrjen e shtetasve të huaj që synojnë të përfitojnë ndihma sociale dhe përfitime publike në SHBA”, shtoi ai.

Trump ka ndjekur një kurs agresiv kundër emigracionit që kur u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Administrata e tij ka dhënë përparësi zbatimit të ligjeve të emigracionit, ka dërguar agjentë federalë në qytetet kryesore të SHBA-së dhe ka shkaktuar përplasje të dhunshme si me migrantët ashtu edhe me qytetarët amerikanë.

 

Lini një Përgjigje