Eksperti i sigurisë Ilir Kulla paralajmëron një ndryshim të madh në qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe rajonit. Në një intervistë për podkastin “Të Pashoq”, ai tha se deklaratat e fundit të zyrtarëve amerikanë dhe takimet e dërguarës së SHBA me krerët e drejtësisë shqiptare nuk janë rastësore, por tregues të një faze të re të presionit amerikan ndaj fenomenit të krimit të organizuar dhe karteleve të drogës.
-E dërguara e SHBA ka takuar para pak ditësh edhe udhëheqësit e SPAK-ut, të BKH-së, ka takuar jo më larg se para dy ditëve kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Dhe në të gjitha këto takime citon deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për luftën e pakompromis ndaj karteleve të drogës. Direkt, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
Do të thotë atë që unë të thashë, që institucionet e shtetit shqiptar duhet të zgjohen dhe duhet të kuptojnë që...
-Pra ka hyrë në kanale konkrete gjëja?
Po, pra, saktësisht, që do të thotë që kohët kanë ndryshuar dhe duhen përgjigje, pra, sfidat e reja kërkojnë kohë të reja, kërkojnë zgjidhje të reja. Nuk funksionon më e njëjta filozofi dhe e njëjta gjuhë.
-Pritet më afër se ç'mendohet, thua?
Po sigurisht pra, sigurisht. Do të thotë që në politikën me Amerikën e sotshme, nuk mund të flasësh duke i kujtuar Amerikës së sotshme se sa interesant kemi qenë ne në histori për Kinën komuniste 40-50 vjet më parë. Jo me këta. Nuk e pranojnë këta atë gjuhë. Me këta identifikohet problemi dhe bëhet zgjidhja. Marrja kohë, bërja sikur s'e kupton problemin, gjysmë-mbrojtje, vetëm i komplikojnë gjërat. Sepse në Uashington kanë ardhur në pushtet njerëz që kanë tjetër lloj mënyre të menduarit. Ata kur nuk e vrasin mendjen dhe thonë që do shkojmë të pushtojmë territorin e një vendi të NATO-s, të një vendi strategjikisht mik edhe aleat siç është territori i Danimarkës në Grenlandë, imagjino tashmë se ç'mund të mendojnë për ne që jemi një vend shumë më i vogël. Pra unë mendoj që është një moment për, është pika dhe momenti për reflektim.
Lini një Përgjigje