Avokati i Altin Ndocit, Aldo Shkëmbi ka folur për arratisjen e klientit të tij nga spitali i Durrësit.
Avokati ka shpjeguar rrjedhën e ngjarjeve ndër vite, ndërsa theksoi se Altin Ndoci humbi besimin nga drejtësia.
Gjithashtu tha se edhe nga të dhënat e ‘SKY ECC’ del që Altin Ndoci ka qenë përdorues vetëm tre ditë dhe këto tre ditë përpara se të arrestohej
“Edhe për mua ishte surprizë. Por më shumë lidhet me faktin tek humbi e besimit tek drejtësia. Historia e Altin Docit filloi diku te marsi i 2020. Fillimisht emri i Altin Docit ishte për vrasjen Dorjan Shkozës dhe Haxhisë. Klevis Alla bëhet bashkëpunëtor drejtësisë dhe për shkak të rrethanave që ishte i përfshirë, u provua që ishte shtyrë nga Nuredin Dumani që të përfshinte në vrasje Altin Ndocin dhe Talo Çelën. Kanë dalë dhe shumë rrethana dhe fakte të tjera që lidhje edhe me platforma ‘SKY ECC’. Në 2020 u provua që Altin Ndoci nuk ishte autor i vrasjes së Shkozës dhe Haxhisë. Më pas u akuzua për katër vrasje në bashkëpunim me Talo Çelën. Por më pas prokuroria e posaçme tërheq akuzën për Altin Ndocin. SPAK i tërhoqi akuzat pas katër vitesh. Fakti është që Altin Ndoci që nuk kishte lidhje me katër vrasje”, tha avokati.
Lini një Përgjigje