Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka përjashtuar kategorikisht mundësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërhyjnë ushtarakisht në Iran me trupa tokësore. Në një intervistë për podkastin “Të Pashoq”, ai u shpreh se një ndërhyrje e tillë është e pamundur, për arsye gjeostrategjike dhe historike.
-Është opsion ndërhyrja ushtarake e SHBA në Iran?
Është e pamundur. E vetmja, e vetmja gjë që mund të ndodhë...
-E përjashtoni kategorikisht?
Absolutisht.
-Po pse?
Po sepse është kështjellë natyrore, e thashë. Është një vend i madh, kështjellë natyrore dhe do të duheshin qindra mijëra ushtarë. Nuk do mjaftonin. Është komplet e pamundur dhe do të ishte e vetmja mënyrë, që i gjithë faktori i brendshëm të unifikohej. Se kur vjen tek puna e nacionalizmit iranian...
-Të bëhen bashkë...
Po, do bëhen gjithë bashkë. Prandaj thashë që është një shtet 500 vjet. Pra, e vetmja gjë e mundur është që, amerikanët në një moment të caktuar të ndërhyjnë duke bombarduar. Ose duke bërë aksione si ato të vitit që shkoi, pra duke eliminuar x njerëz, ose duke shtuar listën e sanksioneve ose njerëzve të sanksionuar. Po që të mendosh një pushtim fizik të tipit të Irakut të vitit 2003, është i pamundur.
Lini një Përgjigje