Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar protestën e mbrëmshme të PD-së në Tiranë, u shpreh se opozita nuk mundet që të jetë edhe në parlament edhe në protestë, pasi kjo e vë në dyshim seriozitetin e protestës.
Abilekaj kritikoi edhe përdorimin e flamujve të huaj në protestë, duke e cilësuar këtë si një veprim të pamenduar që krijon konfuzion dhe largon qytetarët. Ai vuri në dukje mungesën e një strategjie të qartë dhe të qëndrueshme nga ana e opozitës, duke theksuar se këto lëvizje pa një linjë të unifikuar ndikojnë negativisht në besimin e publikut.
“Opozita nuk ka mjete, sepse nuk i lejohen as interpelancat, as komisionet hetimore në parlament, por nuk kalohet edhe në parlament ku të kërkosh leje nga Peleshi për të folur, edhe në protestë. Ky dualitet është një nga kundërshtitë që bën seriozitetin e kësaj përpjekjeje. Kjo nuk bëhet me molotov, por me heshtje. Jo edhe flakadanë, edhe molotovë, edhe pse na goditi policia.
Themi se do ta marrim fatin tonë në dorë, po pse dalin me flamuj gjermanë, apo se bëjnë një deklaratë kundër Ramës. Ambasada Gjermane del pastaj dhe thotë se ajo nuk ishte protestë paqësore. Këto gjëra të pamenduara karakterizojnë protestën e opozitës. E filluan me flamujt amerikanë, se Rama nuk shkonte në Amerikë, pastaj me gjermanë. Kjo është ku rafsha mos u vrafsha. Nuk ka një vijimësi që këtu ka një linjë dhe vetme për këtë është opozita. Këto i largojnë njerëzit”, tha Abilekaj në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje