Publikohet skandali seksual i shumëpërfolur në KLP...
Emisioni “Stop”, ka publikuar sot horrllëqet brenda zyrave të drejtësisë.
“Pamfleti” paralajmëroi pak ditë më parë ekzistencën e një investigimi, të realizuar me ekspertë të Shoqatës “Media dhe Drejtësi”, ku flitet për një aferë seksuale në zyrat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ky investigim është publikuar pak më parë nga emisioni "Stop" dhe i përfshirë është anëtari i KLP, Olger Eminaj.
Në dhjetor 2023 Olger Eminaj, është zgjedhur Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e prokurorëve të Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Por si është historia? Një qytetare me inicialet R.M humbi fëmijën për shkak të dhunës nga bashkëshortit. Ajo nuk e denoncoi në polici apo prokurori, sepse u mor me anën e saj shëndetësore. Ish-bashkëshorti e denoncoi për përndjekje, pa asnjë provë. Prokurorja Rovena Zoto nisi hetimet ndaj saj dhe jo vetëm kaq.
Gjatë seancave në Gjykatën e Tiranës, ajo pretendon, se situata agravoi, pasi prokurorja Zoto u ndje e ofenduar nga një përmendje, që R.M i bëri emrit të babait të saj.
Sipas qytetares, kjo solli reagim të ashpër nga prokurorja, e cila e kërcënoi denoncuesen me burg, duke i hapur më pas edhe një procedim tjetër penal. Pas kësaj padrejtësie, ajo ju drejtua Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Por ky i fundit nuk bëri asgjë. Ju drejtua Kryeprokurorit të Tiranës. Por edhe ai asgjë. Më pas ju drejtua kryetares së KLP, Mirela Bogdani dhe anëtarit Olger Eminaj sepse ky i fundit kishte në dorë vlerësimin e prokurores.
Në këtë fazë, ajo thotë, se është kontaktuar më pas në Facebook nga vetë Olger Eminaj. Pas shkëmbimit të kontakteve, komunikimi kaloi në WhatsApp.
Sipas materialeve, të siguruara nga “Shoqata Media dhe Drejtësi”, komunikimet mes R.M dhe Olger Eminajt kanë marrë natyrë thellësisht erotike.
Anëtari i KLP-së Eminaj i ka dërguar foto të organit seksual dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale, madje edhe gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit, ku ushtron detyrën. Ai i kërkon asaj vjagra, lodra seksi, madje dhe përgojon kolegët.
Qytetarët presin përgjigje se si është e mundur që ambiente zyrtare të përdoren në mënyrë të tillë epshesh seksuale? Kush ka dijeni për këtë situatë? Çfarë masash konkrete do të merren ndaj çdo personi të përfshirë? Pse KLP ka heshtur gjithë këto kohë? A do të merren masa ndaj zotërisë në fjalë?
Ky rast nuk është thjesht një skandal i radhës por një provë serioze për vetë funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe për aftësinë e tyre për të reaguar ndaj abuzimeve brenda radhëve të tyre. Çdo vonesë reagimi apo heshtje, vetëm sa e rëndon më tej imazhin e KLP dhe forcon perceptimin e një institucioni në krizë i cili në vend që të imponojë standarde dhe besim publik rrezikon të bëhet shembull i dështimit institucional. /Pamfleti
Mbajeni drejtesine e re Edi Rama. Keta si vetja doni ju jo gjyqtare e prokurore me dinjitet qe ju i hoqet per arsye politike dhe pse nuk dhane leke anetareve te komisioneve te Vetingut.
Orgjite ne zyrat e tasksapagusve shqiptar. Orgji me drejtesine! vazhdo Ramo, mos u ndal. Nuk te ndal askush derisa ti shker..esh nje per nje gjithe ate milet. Mjere shteti ne cfare niveli e sollen ripjelljet socialiste e demokratike.
Duhet just ushtarake kundër korrupsionit nepotizmi LGBT burdellos ky shtet duhet shembur. Kuv shtetit
Sì thone kote Mut i Ati Mut i Biri Mut ai qe beri T’ane,jeni qelbur nga i pari der te i fundit,ja u qifte zoti edhe Mizat qe keni ne konakun tuaj,o Kurva e Bije Kurvash Komunista.
Ne nje shoqeri ku promovohet Safeti
Ah ta dini se cfare ndodh neper Prokurorite e Rretheve si Korça, Vlora etj.... (kjo do ju dukej film me metrazh te shkurter kulturor). Vecanerisht neper gjykata ndodh nje perversitet i niveleve me ekstreme qe ka njohur ndonjehere njerzimi.
Duhet hetuar deri ne fund. Sidomos Stopi si qen rroje i Sandrit, Zamos dhe Fevzos. Ne Shqiperi, ndryshe nga perendimi ku keto emisione investigative jane te pavaruara nga pushteti politik dhe financiar, keto emisione jane qen rroje per mender pronaret e mediave. Fiksi, Pirranjat etj Jane krejt njelloj. Nuk po them qe ky i nxehti prekuror eshte pa faj…
Doli edhe tymuesja e radhës
Pate e seks u kthyn gjykatat e prokurorite. Rrofte reforms.
Nuk u be reforme ne drejtesi. Thjesht hoqen ata qe i sherbenin pales tjeter politike dhe mbajten te korruptuarit e tyre. Nese do behej reforme e vertete, te gjithe do shkarkoheshin dhe do futeshin ne burg, sepse te gjithe jane te korruptuar deri ne palce! Kur benin deklarimet e shpenzimeve, te gjithe thonin se jetonin si pjesa tjeter e popullsise, por te gjithe e dime qe ata shpenzonin shume here me teper nga sa deklaruan. Dmth kane fshehur te ardhurat nga korrupsioni. "Vettingu" ishte thjesht per t'i hedhur hi syve popullit dhe per t'u pasuruar anetaret e KPK, KPA dhe bastardet e ONM!