TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2023, 07:10

Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet kreu i PS-së në Finiq

Shkruar nga Pamfleti
Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet kreu i
Thoma Kallojeri

Drejtori i Sigurimeve Shoqërore të Sarandës, i cili mban dhe postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak Finiq është arrestuar nga efektivët e Qarkullimit Rrugor të këtij qyteti.

Mësohet Thoma Kallojeri ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, me një sasi të lartë alkooli kur dhe i janë vënë prangat në orët e vona të mbrëmjes së 1 shtatorit 2023. 

I arrestuari, 67-vjeçari Thoma Kallojeri është edhe Kryetar i Partisë Socialiste të Finiqit.

Po ashtu mësohet se Kallojeri, po kthehej nga festa e ditëlindjes së tij, ku kishte organizuar një ceremoni me miqtë dhe kolegët në një nga restorantet në zonë.

thoma kallojeri

Lini një Përgjigje