TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shtator 2023, 15:27

Artan Hoxha merret në pyetje nga policia belge dhe plas “bombën”: Kanë zbërthyer mijëra biseda në “SKY”, dalin shumë emra politikanësh

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha merret në pyetje nga policia belge dhe plas

Gazetari Artan Hoxha është marrë në pyetje nga autoritet belge lidhur me deklaratat që ai ka bërë mbi grupet kriminale dhe faktin që ato përdorin aplikacionin “SKY” për të komunikuar. Hoxha shprehet se ata kanë mbushur arkivat me bisedat të pafundme, teksa deklaron se aty kanë dalë dhe shumë emra politikanësh dhe funksionarësh shtetërorë.

Rikthim pas më shume 14 muajsh në zyrat qendrore të Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës…

Këta shejtanër mbajnë shënim çdo gjë dhe kanë memorie të fortë…

E kishin regjistruar, që 3 vite më pare, pata denoncuar në median britanike Daily Express, se narkotrafikantët dhe krimi i organizuar shqiptar, për te shmangur gjurmimin e agjencive të ligjit, po përdornin si mjet komunikimi, rrjetin e kriptuar SkyeCC.

I kanë mbushur arkivat me komunikimet e krimit te organizuar shqiptar në rrjetin e kriptuar SkyeCC aq plot, sa tani nuk po ja dalin as t’i selektojnë.

Gjithsesi, më pritën mirë…

Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as mbaj mend gjë, as mbajta shënim gjë….

Rëndësi ka që këta federalët e Belgjikës, u janë qepur keq këtyre tanëve, sepse e kanë kthyer portin e Anverses si porti i Durrësit…

Lëre pastaj plotë “Xhevahire” që janë kapur “pa dashje” për funksionaret shtetëror dhe politikanët e Shqipërisë…

Gjithsesi, më mirë do të bëhet…”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

hoxha bandat

Lini një Përgjigje