
Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar për akuzat ndaj Berishës për të cilën u shpreh se më në fund ka nisur të funksionojë drejtësia.
Ai tha se Berisha në kohën e vetë e ka kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe se tani është duke u shmangur historinë e procedurës. Sipas tij, drejtësia duhet parë me dyshim, por nuk duhet paragjykuar.
“Mendoj se vërtete tani SPAK ka nisur dhe drejtësia se nuk është vetëm SPAK, se është gjykata ajo që çmon provat dhe sado që spekulativ të jetë SPAK në fund fare do ketë një trup gjykues që do i konsiderojë dhe vlerësojë nëse janë apo jo prova reale. Në këtë kuptim duhet marrë pak më qetë kjo retorika e sulmeve politike sepse nuk mund të përdorim pas 20 vitesh të njëjtat retorika.
Gjyqtarët i ka pasur gjithmonë në kontroll politika, por e shkuara nuk më intereson, por kjo që ka ardhur dhe besoj se drejtësia ka qenë në kontrollin e politikës, janë mbyllur gjyqe me procedurë, Berisha tani po më duket si Lul Basha që po i shmanget me procedurë drejtësisë. Kushtetutën e kanë grishur dhe bërë si leckë këta dhe tani flasin për zbatimin e kushtetutës. Pra drejtësia nuk duhet paragjykuar, duhet parë me dyshim, por jo paragjykuar, kush e di që nuk po hetohet Rama, por nuk do dalin me flamur këta që po hetojmë Ramën”, tha ai në “MCN”.
Më tej Dyrnjaja shtoi se SPAK prandaj u krijua për të goditur politikisht në nivele të larta se po të ishte për drejtorë ujësjellësish nuk kishim për çfarë ta donim.
“Berisha nuk është i paprekshëm, SHBA e shpalli non grata tani i takon institucioneve shqiptare të vijojnë punën. Nuk është qejf të shohësh njerëz që shkojnë në burg, por dhe raporti i DASH në një aneks thotë për ndikimin që ka pasur për të hapur klanin për familjarët e tij. SPAK këtë detyrë ka të ngrejë akuzë. Berisha nuk po mbrohet por po turpërohet me procedurë. Në këtë mënyrë se si po goditet prokuroria po i strukim ata që të mos shkojnë tek Edi Rama”, vijoi ai.
I pyetur nëse procedura duket sikur po bëhet si mburojë për Berishën, gazetari tha se kjo ka dy panorama, e para ose prokurorët dhe anëtarët e trupit gjykues janë të paaftë dhe nuk njohin kushtin themeltar që të mos kenë parasysh imunitetin e një deputeti, ose këta e kanë bërë qëllimisht që të shkaktojnë pikërisht këtë rrëmujë interpretimi ligjor që ta nxjerrin në fund të pafajshëm.
“Besoj se këta nuk janë kaq të paaftë dhe rruga e dytë deri më sot asnjë jurist i Partisë Demokratike nuk ka shkuar në gjykatë të bëjë një padi formale. Këta nuk po merren me hapat ligjorë. Berisha nuk e njeh këtë proces se thotë që jam me imunitet. Por të bësh opozitë nuk është nga zyra, luksi, mercedezi, kur të shohin njerëzit që ti shkon përballesh te drejtësia, kur del në shesh prandaj janë të gjitha këto. Kur ke bërë miliona euro dhe vila në gjirin e Lalzit nuk bëhet më”, tha ai.
Lini një Përgjigje